Fyerjet e G Banit ndaj Arsidës, Monika Lubonja: E teproi, unë do e hidhja në gjyq

Showbiz

Fyerjet e G Banit ndaj Arsidës, Monika Lubonja: E teproi, unë do e

Mëngjesin e sotëm, aktorja Monika Lubonja edhe ish-banore e “Big Brother VIP 1” ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka komentuar banorët e këtij edicioni të BBV4. Ajo komentoi lojën e disa prej tyre, si dhe u shpreh mbi debatin e ashpër të G Banit dhe Arsidës.

Pyetja- Si i sheh Monika deri tani ata?

Monika Lubonja: Personazhet janë zgjedhur jashtëzakonisht mirë. Janë artistë që kanë dhënë shumë, nuk janë aspak anonim. Kjo përzgjedhje ishte shumë e mirë, pavarësisht se kishte dhe nga publiku i thjeshtë që kanë për të dhënë aty. Rozana, Laerti, Gerta dhe Amber kanë qenë një përzgjedhje shumë e mirë. Amberi ka shumë batuta.

Laerti është finok, një nga djemtë më të lexuar që mund të ketë në historinë e gjithë “Big Brother” këto katër edicione. Do doja shumë që një artist si Laerti ta nxirrte në pah kulturën e tij.


Pyetja-Si e komenton debatin e mbrëmshëm mes G-Banit dhe Arsidës?

Monika Lubonja: Për mua, do ta kisha nxjerrë direkt jashtë. Jam kundër fjalëve ofenduese ndaj një femre, por edhe ndaj meshkujve. Ta përsërishësh disa herë atë gjë (rrugaçe), është e tepërt. Unë madje do e kisha hedhur direkt në gjyq. Ajo është një fjalë shumë e rëndë t’ia thuash një femre. Për mua e ka tepruar shumë dhe e shoh që do të dalë shumë herë nga vetja. Nga kjo trysni, nuk ka për ta mbajtur dot. Është një njeri shumë pozitiv. Nga ana emocionale i prish punë atij. Do të jetë problematik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion