Zjarret masive në Los Angeles, yjet e Hollivudit largohen nga shtëpitë e tyre, Affleck strehohet tek ish-i

Lagjet e të famshëmve të Los Anxhelosit janë përfshirë nga flakët pasi zjarri masiv i Eaton ka shpërthyer prej dy ditësh. Zjarri ka shkatërruar zonat ku jetojnë shumë të famshëm, duke përfshirë Tom Hanks, Steven Spielberg, Reese Witherspoon, Mark Hamill, Adam Sandler, Eugene Levy, James Woods dhe të tjerë.
Ben Affleck është larguar nga shtëpia e tij dhe siç raporton TMZ ka gjetur strehim në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner. Ben Affleck nuk është i vetmi që u detyrua të linte shtëpinë e tij për shkak të zjarrit shkatërrues. Midis tyre janë aktorët Eugene Levy dhe James Woods.
Plus Chet Hanks dhe Rita Wilson kanë bërë një postim në llogarinë e tij personale në Instagram ku përmend se lagjja ku është rritur si fëmijë është djegur plotësisht.
“Lagja ku jam rritur po digjet. Po lutem për Palisades,” shkroi ai.
Siç raporton People, Spencer Pratt dhe Heidi Montag lanë shtëpinë e tyre. Jamie Lee Curtis është gjithashtu ndër të famshmit që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Aktorja përmes një postimi në Instagram ka njoftuar miqtë e saj në internet se është e sigurt dhe u ka kërkuar ndjekësve të ndajnë informacione të sakta për zjarrin në mënyrë që të ndihmojnë punën e zjarrfikësve.


