Zjarret në Shqipëri, reagon Peleshi: 5 vatra aktive, më kritikët ato të Karaburunit dhe Kurbinit

Politikë

Zjarret në Shqipëri, reagon Peleshi: 5 vatra aktive, më

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi reagon pas situatës së vështirë me zjarret në vend. Në një postim në Facebook, ai shkruan se janë 5 vatra zjarri ndërsa më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Postimi i Niko Peleshit
Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.

Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendordhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve.

ME TE LEXUARAT