Zjarret në Turqi, 8 të vdekur, dhjetëra qytetarë e turistë të evakuar

Bota

Zjarret në Turqi, 8 të vdekur, dhjetëra qytetarë e

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në bregdetin e jugut të Turqisë, ndërsa sipas autoriteteve për fat të keq 8 persona kanë ndërruar jetën.

Autoritetet thonë se ndodhen në terren për të “neutralizuar” flakët, ndërsa shtuan se dhjetëra të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Qindra banorë e turistë të zonës janë evakuuar dhe vendosur në hotele.

Qyteti turistik i Bodrumit, është një nga më të prekurit nga zjarret. Edhe aty turistët janë evakuuar me anije ndërsa tymi e flakë të shumta mbuluan qiellin.

Për fat të mirë, vatrat e flakëve në Bodrum dhe rrethinat e saj është vendosur në kontroll.

Ndërsa vijon të jetë problematike situata në Manavgat dhe Marmaris.

ME TE LEXUARAT