E ndihmoi bashkëshorti, nëna e re arratiset nga reparti Covid në Palermo

Bota

E ndihmoi bashkëshorti, nëna e re arratiset nga reparti Covid në

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një spital italian në Palermo.

Një grua, e cila rezultonte pozitive me Covid-19, u arratis falë ndihmës së bashkëshortit të saj, nga spitali Cervello në Palermo.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ajo ishte shtruar në repartin Covid të obstetrikës, pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Bashkëshorti kishte arritur të hynte në dhomën e gruas së tij, pa e parë askush.

Nga dëshmitë e para, thuhet se gruaja i kishte deklaruar personelit shëndetësor se ishte e pavaksinuar.

Mësohet se gruaja ishte shtruar dy ditë më parë dhe i ishte nënshtruar një operacioni cezarian, por vetëm dy ditë pas lindjes, ajo iku duke e lënë të porsalindurin në spital.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia italiane lidhur me rastin në fjalë.

ME TE LEXUARAT