Zgjedhjet në vend, KQZ: Ka pasur problematika në 230 qendra, rreth 100 të tjera pa identifikim biometrik

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj në një deklaratë për mediat ka folur për procesin e votimit në vend, për orët e para. Hoxhaj tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për paisjen e identifikimit elektronik, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë. Sipas saj përdorimi i pajisjes së identifikimit deri më tani nuk ka funksionuar në rreth 100 qendra votim ku votimi vijon me metodën tradicionale.
“Skemi patur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka patur disa qendra votimi që skanë qenë të paisura me operator këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Ska pasur operatorë për paisjen elektronike. Por megjithatë ska pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë.
Deri tani ka patur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra ka patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e paisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen. Ska patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur ska energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe”, tha ajo.


