Zgjedhjet e 11 majit/ Habit deputeti Sula: Flamur Nokës i garantova 10 mijë vota në Peqin e Belsh!

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Habit deputeti Sula: Flamur Nokës i garantova 10

Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. I ftuar në studion e News24, Sula u shpreh se megjithëse nuk ishte as në listën e hapur as në atë të mbyllur, i kishte garantuar Flamur Nokës 10 mijë vota në rrethet e Peqinit dhe Belshit, por rezultatet ishin shumë të ulëta.

Sula shtoi më tej se PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe kritikoi liderët aktualë të partisë, duke sugjeruar që opozita duhet të mbështesë SPAK-un, pasi Struktura e Posaçme shihet si shpresë nga qytetarët.

"Nuk kam qenë as në listë të hapur dhe as në listë të mbyllur të PD-së. Më mori në celular Flamur Noka. I kërkova që të jem në Peqin dhe i garantova që do merrja mbi 10 mijë vota. Përfundoi Peqini me 2300 vota dhe në Belsh me 1.500 vota. Kam votuar për person, nuk kam votuar për parti. E prisja këtë rezultat. E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar.

Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët.

Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme. Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin. Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë.

Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve," tha Sula.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion