U arrestua në Serbi, lirohet ish-deputeti kosovar Gramos Agusholli!

Kosovë&Rajon

U arrestua në Serbi, lirohet ish-deputeti kosovar Gramos Agusholli!

Ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Agusholli e ka vazhduar rrugën e tij për në Slloveni.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive.

Të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion