Zelensky telefonatë me Edi Ramën, zbardh detaje nga biseda

Politikë

Zelensky telefonatë me Edi Ramën, zbardh detaje nga biseda

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti ukrainas, ku përmes një postimi në "X", ndau edhe detajet e kësaj telefonate. Ai ka treguar se e ka informuar Ramën për sulmet e fundit, si dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe unitetin.

Postimi i plotë:

Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund.

Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.

E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion