Video/ "Nuk mund t'i ndaloni njerëzit...", Vuçiç troket gotat me Ramën dhe Zaev, mesazhi për kritikët

Politikë

Video/ "Nuk mund t'i ndaloni njerëzit...",

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë një video nga takimi me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev në Bled të Sllovenisë.

Në video, lideri serb duket teksa troket gotat me Ramën dhe Zaev ndërsa ndan edhe një koment për "Ballkanin e Hapur".
“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur” – jam i sigurt se ka”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Александар Вучић (@avucic)

Për kritikët dhe ata që nuk duan të bashkohen me nismën, kreu i shtetit serb ka një mesazh.

“Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të cilët luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit” thotë ai.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja janë vendet që nuk i janë bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”, të cilën Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë të vendosura për ta çuar përpara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion