Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Shqipëri, 895 raste të reja dhe 3 vdekje në 24 orë

Aktualitet

Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Shqipëri, 895 raste

Vijonë të mbeten të larta rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar 895 raste të reja dhe 3 humbje jete.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5901 testime, 895 raste të reja, 3 humbje jete dhe 519 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5901 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 895 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd, 4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shtator 2021) Raste të reja ditore 895 Të shëruar në 24 orë 519 Të shtruar në spitale 114 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 5,901 Testime totale 1,065,642 Raste pozitive 149,117 Raste të shëruara 135,321 Raste Aktive 11,288 Humbje jete 2,508 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4171 Shkodër 1915 Vlorë 880 Durrës 902 Fier 778 Lezhë 688 Elbasan 596 Berat 412 Gjirokastër 281 Korçë 270 Kukës 226 Dibër 169

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion