Rekrutonte shqiptarë dhe i punësonte në "shtëpitë e barit" në Spanjë, kush është pukjani i arrestuar

Aktualitet

Rekrutonte shqiptarë dhe i punësonte në "shtëpitë

Të tjera detaje dalin nga megaoperacioni i zhvilluar në tre shtete, Gjermani, Spanjë dhe Shqipëri ku u arrestuan 107 persona të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas News24, një shqiptar ishte një ndër anëtarët kryesor të këtij rrjeti trafikantësh që furnizonte Spanjën me lëndë narkotike.

Stefan Curri është emri i shqiptarit nga Puka i cili kishte një rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Sipas hetimeve, Curri rekrutonte qytetarë nga zona e Pukës dhe Mirditës për të punuar në kultivimin e kanabisit.


Fillimisht ai i paguante biletat e udhëtimeve duke i ftuar si turistë dhe më pas i kthente në punëtorë dhe roje të “shtëpive të barit” në Spanjë.

Në momentin e ndërhyrjes së Europol, anëtarët e grupit kriminal po devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar bimët në ambiente të mbyllura, dhe vlera e energjisë elektrike së vjedhur dhe përdorur për rritjen e bimëve narkotike arrin në mbi 1.6 milion euro.

Në ditën e arrestimeve masive, 3 hetues shqiptarë u vendosën në Spanjë në kuadër të projektit që synonte të luftonte krimin e organizuar serioz në Ballkanin Perëndimor. Nga aksioni 107 persona u arrestuan, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u zbuluan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25 000 bimë kanabis. U konfiskuan gjithashtu 70 mijë euro dhe automjete luksoze. Panorama.al mëson se mes të arrestuarve, 60 ishin shqiptarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion