Vetëvrasja e oficerit / Balla “zihet” ngushtë: Policia, e detyruar të zbatojë një vendim gjykate

Politikë

Vetëvrasja e oficerit / Balla “zihet” ngushtë: Policia, e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për vetëvrasjen e oficerit të policisë në Durrës.

I zënë “ngushtë” nga pyetjet e gazetarëve, Balla është shprehur se Arben Pjeçi nuk iu dha mundësinë që të merrnin në konsideratë një ankesë të tij pas aktit që ndërmori.

Ai tha se Policia e Shteti ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate në lidhje me rastin e Arben Pjeçit.

“Jo vetëm që kam një koment, më shumë se kaq, kam një ngushëllim për familjen. Prej atij momenti të parë, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, kemi bërë të gjitha verifikimet tona, edhe si koleg, por edhe si qytetar, se kush janë shkaqet që e kanë çuar në atë vendim. Të them të drejtën nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij, qoftë për faktin që Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate.

Ju e dini që kjo është një çështje që brenda nesh ka disa verifikime. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë po bën verifikimet e veta, AMP po bën verifikimet e veta”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion