Kushtetuesja e ndarë për marrëveshjen, Gjekmarkaj: Shëngjini ,’duhet kthyer në geto

Politikë

Kushtetuesja e ndarë për marrëveshjen, Gjekmarkaj: Shëngjini

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN ku foli në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Gjekmarkaj deklaroi se e ka pritur vendimin e kësaj gjykate, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë është nën ndikim politik. Deputeti demokrat shtoi se edhe vetë votimi 5-4 i anëtarëve të Kushtetuese, tregoi se kush ishte afër qeverisë, votoi pro marrëveshjes.

“E kam pritur vendimin e Kushtetutese, pasi kisha një dyshim. Slogani “të tjerët heshtin kur drejtësia flet” nuk vlen në Shqipëri. Ky slogan vlen atje ku demokracia është në perfeksion. Ne nuk e kemi drejtësinë jashtë ndikimit politik.

Edhe rezultati i ndarë 5-4 tregon se gjyqtarët që ishin pranë kryeministrit votuan në favorin e tij. Është tjetër të kesh lidhje sentimentale dhe tjetër të jesh i dirigjuar dhe në komandë. Juristët e PD bën një argumentim serioz dhe politikisht kjo është bindja im. Zëra të rëndësishëm e kanë dënuar këtë marrëveshje, e cila ka dhe konotacion racist për Shqipërinë. Shëngjini nuk duhet të përdorur si një geto e rrethuar me tela, duhet të promovojë turizmin”, tha Gjekmarkaj.

 

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e një numri refugjatësh në Lezhë, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, mes të cilëve Sali Berisha e Gazment Bardhi, të cilët pretendojnë se marrëveshja Rama-Meloni shkel Kushtetutën.

 

Vetëm disa ditë më parë, Dhoma e deputetëve të Parlamentit italian miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion