Vendoret/ Procesi i numërimit drejt përfundimit në Kolonjë, Erion Isai pranë fitores

Politikë

Vendoret/ Procesi i numërimit drejt përfundimit në Kolonjë,

Vazhdon procesi i numërimit në Bashkinë e Kolonjës. Deri më tani janë numëruar 25 qendra votimi, nga 28 që janë në total.

Duket se kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai po shkon i sigurtë drejt fitores.

Deri më tani Isai ka marrë 3491 vota, ose 64.00%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Et’Hem Lumani ka marrë 1964 vota, ose 36.00%.

Kujtojmë që në Kolonjë ndodhi një incident i shëmtuar një ditë para zgjedhjeve, ku kryebashkiaku, njëherazi kandidat i PS për bashkinë e Kolonjës u godit me grusht nga kundërshtarët e tij politikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion