Partia Socialiste fiton në Bashkinë Këlcyrë

Politikë

Partia Socialiste fiton në Bashkinë Këlcyrë

KËLCYRË- Partia Socialiste ka fituar edhe në Bashkinë e Këlcyrës. Kandidati i saj, Klement Ndoni arriti të sigurojë 2018 vota, duke lënë pas rivalin e “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 1936 vota.

Në këtë bashki gjithsej ishin 17 qendra votimi. Krahas Elbasanit, Vorës dhe Kamzës, të cilat ishin të parat që shpallen rezultatin, PS-ja vijon të marrë bashki të tjera në shkallë vendi.

Partia Socialiste ndryshe nga herët e shkuara, në këto zgjedhje po tenton të thyejë bastionet kryesore të opozitës, siç është Shkodra apo edhe Kukësi.

Deri tani, kandidati i PS-së, Benet Beci rezulton me më shumë vota, pavarësisht se ka ende shumë qendra votimi për t’u numëruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion