Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, kandidatët e PS drejt fitores edhe në Shijak e Krujë

Politikë

Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, kandidatët e PS

Në bashkinë e Durrësit akoma janë numëruar shumë pak kuti votimi në krahasim me numrin e përgjithshëm që kjo bashki ka.

Deri më tani janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej dhe kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.

Procesi i numërimit të votave ka vijuar i qetë deri më tani në Durrës.

Deri më tani diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota. Ndërkohë në Bashkinë e Shijakut janë numëruar thuajse gjysma e kutive dhe deri më tani kryesues është kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave, përkundrejt 29.65 % të rivalit të tij nga Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha.

Kruja është një tjetër Bashki e këtij qarku ku sërish kryesues është Kandidati i Partisë Socialiste Artur Bushi me 63.02 % të votave kundrejt, 36.96% të votave të marra deri më tani nga kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka. Deri më tani janë numëruar 21 kuti nga 92 që janë gjithsej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion