Vendimi për dinarin serb, Rama: Kosova të koordinohet me aleatët e saj kryesorë

Politikë

Vendimi për dinarin serb, Rama: Kosova të koordinohet me aleatët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mes Kosovës dhe aleatëve ndërkomëbtarë, pas vendimit të qeverisë Kurti për të mos lejuar përdorimin e monedhës serbe në Kosovë, duke caktuar euron si monedhë zyrtare.

Kryeministri Rama shkruan se Kosovë duhet të koordinohet dhe të punojë me aleatët e saj, por megjithatë asaj nuk mund t’i mohohet e drejta për të zbatuar kushtetutën e saj.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan ai.

SHBA dhe BE kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të rishikojë vendimin e BQK për moslejimin e përdorimit të monedhave të tjera, përveç euros.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion