Bunkerë të fshehtë për kokainën, pamjet e operacionit kundër trafikantëve shqiptarë

Aktualitet

Bunkerë të fshehtë për kokainën, pamjet e operacionit

Një megaoperacion antidrogë i Eurojust, Prokurorisë së Firences dhe SPAK çoi në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës në Evropë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Në kuadër të operacionit Muratori i cili është ende në vijim u lëshuan 83 urdhër-arreste në disa shtete, si Itali, Spanjë dhe Holandë vende ku është zhvilluar aktiviteti kriminal si dhe u sekuestruan qindra llogari bankare të bosëve të drogës.

Pamjet e operacionit të shpërndara nga policia italiane tregojnë format nga më të ndryshmet të përdorura nga trafikantët për të fshehur lëndën narkotike, që nga shtëpitë e barit tek bunkerët.

Gjatë hetimeve janë zbuluar bunkier për fshehjen e lëndëve narkotike, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge si kokainë, heroinë, hashash e mariuanë, por edhe armë zjarri.

Operacioni është kryer edhe në shqipëri nën drejtimin e prokurorit të SPAK Vladimir Mara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion