Aksident masiv/ Bllokohet autostrada, 100 makina përplasen prej mjegullës

Bota

Aksident masiv/ Bllokohet autostrada, 100 makina përplasen prej

Të paktën 100 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në Itali. Shkak është bërë vizibiliteti i ulët për shkak të mjegullës.

Mediat vendase raportojnë se një drejtues kamioni humbi jetën në një aksident në autostradë në zpnën e Modenës, teksa kjo autostradë u mbyll përkohësisht për shkak të aksidenteve të shumta përgjatë saj.

“Mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës. Në të njëjtën zonë, për shkak të përplasjeve masive nga ana e pasme midis Reggiolo dhe Carpi në A22, midis km 285 dhe 300 në të dy drejtimet, autostrada Brenner u mbyll, në hyrje, si masë paraprake për rreth shtatëdhjetë kilometra. Zjarrfikësit nxorën disa persona të bllokuar në llamarina”, shkruajnë mediati.

Autostrada pritet të rihapet gradualisht pas normalizimit të situatës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion