Vendimi i Bashës "i djeg" Blendi Fevziut intervistën me Sali Berishën

Politikë

Vendimi i Bashës "i djeg" Blendi Fevziut intervistën me Sali

Vendimi i Lulzim Bashes per perjashtimin e sali Berishes nga grupi i PD, duket se i ka djegur gazetarit Blendi Fevziu intervisten e tij te sotme.

Pak ore me pare Fevziu kishte lajmeruar se sot ne mbremje do te kishte nje interviste me Sali Berishen ne lidhje me raportin e tij me Kuvendin dhe me PD-ne. 

Por pas deklarates se Lulzim Bashes, ne konference per media, ne hapje te emisionit, Blendi Fevziu theksoi se kishte intervistuar me heret Berishen, porse deklarata e tij ne kete rrefim tashme nuk qendronte pasi ishte dhene para perjashtimit nga grupi i PD.

Fevziu megjithate njoftoi panelin dhe teleshikuesit, se do te transmetonte pjese te intervistes si dhe do ta kishte Berishen ne lidhje live per te komentuar vendimin e kryetarit te PD Lulzim Basha.

Edhe vete Sali Berisha disa ore me pare kishte njoftuar publikun se do te fliste ne mbremje ne emisionin Opinion./lajmifundit.al

Vendimi i Bashës "i djeg" Blendi Fevziut intervistën me Sali

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion