Vendimi, Bashkia Pukë i pari institucion që vendos kusht vaksinën ose tampon
Lajmifundit
/
13 September 2021, 10:41
Politikë

Bashkia e Pukës bëhet institucioni i parë në vend që vendos kusht për administratën vaksinën ose tamponin. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka marrë vendimin që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit.
Gjonaj thotë se kush nuk vaksinohet çdo javë duhet të sjellë rezultatet e tamponit. Gjithashtu Bashkia Pukë ka marrë vendim për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione. Shkak për këtë vendime është rritja e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

