Flamur Noka kundër përjashtimit të Berishës: Themeloi PD, po mohohet historia e partisë

Politikë

Flamur Noka kundër përjashtimit të Berishës: Themeloi PD, po

Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga PD, Basha është përballur edhe me kundërshtimeve nga radhët e deputetëve të partisë që drejton.

Deputeti i PD, Flamur Noka është pozicionuar hapur kundër vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së.

“Sali Berisha themeloi PD-në. PD jetoi për 30 vite me këto parime dhe vlera. Busulla ka qenë një dhe një, orientimi euro-atlantik, ëndrra amerikane për shqiptarët.

Në lidhje me vendimin e Blinken, Berisha mori një qëndrim të tijin dhe po ecën në atë drejtim dhe kërkoi të mos përfshihet PD, por përjashtimi i Berishës është mohim i historisë së PD-së dhe themelimit, të mohosh suksesin e kësaj force.

Arsyet përse e ka marrë kryetari i di vetë, e ka marrë vetë vendimin” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion