"Unë ty nuk të ndahem", Evi Kokalari shpërthen ndaj Mediut: Ti dhe Shkëlzeni mashtruat për Gërdecin, keni bërë ripaketim municionesh

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, duke thënë se ai nuk do t'i shpëtojë dot drejtësisë për shpërthimin e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjera u plagosën.
Kokalari i thotë Mediut se ai dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, kanë mashtruar Departamentin e Mbrojtjes në Amerikë sepse kanë bërë ripaketim municionesh në fshatin pranë Tiranës, nga i cili mori dhe emrin tragjedia e vitit 2008.
"Fatmir Mediu publiko letren ose emrat e kongresmeneve qe kane firmosur kete leter qe i ke dhene gjykates. E vetmja gje qe dua te bej eshte t'ju dergoj fakte mbi ri-paketimin e municioneve qe bere ti me Shkelzenin kur mashtruat me vetedije te plote Departamentin e Mbrojtjes ketu ne Amerike!!!
Po ta them, une ty nuk te ndahem. Nuk e kupton qe ti drejtesise nuk i shpeton? Ne fakt, pervec SPAK, FBI duhet te bej nje investigim te detajuar mbi lidhjet e tua me kongresin. Pse eshte Aderholt kaq afer me ty? Pse ka qene Aderholt 64 here ne Shqiperi?
Ju te gjithe qe mashtroni keta ketu, do demaskohen, derisa mos keni zgjidhje tjeter por te dilni perpara drejtesise shqiptare pa i beri asnje presion prokureve apo gjykateseve", shkruan aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.
Ky reagim i saj vjen pas përballjes së ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Berisha, në kohën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, i cili ka kërkuar nga SPAK që të merret parasysh letra që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së drejtësisë në Shqipëri.
"6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna në SHBA vullnetarisht me afidavit – që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin amerikan të drejtësisë – të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’,” deklaroi Mediu në sallën e gjyqit.


