Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, qytetarja në protestë: Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria mbeten problem

Aktualitet

Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, qytetarja në

Një qytetare ka cituar në protestën e radhës pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestuesve ndaj qeverisë shqiptare.

Sipas saj, në deklaratë theksohet se Shqipëria vijon të përballet me sfida që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe mungesën e transparencës.

“Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira në trafik ndërkombëtar dhe pastrim parash. Kriminaliteti u rrit me 7 për qind. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës mbeten problem. Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz”, deklaroi qytetarja.

Ajo tha se këto shqetësime janë ato për të cilat protestuesit kanë dalë prej 59 ditësh në shesh dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Ju erdhi fundi. DASH ka nxjerrë një deklaratë në 27 korrik. Doja të ndaleshe te disa pika; Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira më trafik ndërkombëtar e pastrim parash.

Kriminaliteti u rrit me 7 %. Korrupsioni dhe mungesa transparencës mbetet problem. Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz. Kemi 59 ditë që e themi që narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën! Ndaj themi dorëheqje! Gushti do ta mbushë këtë shesh edhe më shumë”, tha ajo

ME TE LEXUARAT