U tërhoq nga Primaret, deputeti nxjerr "të palarat” e PD-së!

Politikë

U tërhoq nga Primaret, deputeti nxjerr "të palarat” e

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë.

Xhaferi i ka cilësuar këto Primare si “Çereknare”, pasi fjalën e fundit do të jetë sërish Sali Berisha ai i cili do e thotë.

“Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do zgjedhë thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund do t'i zgjedhë ai emrat. Këto nuk do të ishin primare, por çereknare.

Tani në një palë primare i bëmë muaj më parë ku zoti Berisha pa u konsultuar fare shpalli drejtuesit politik, i vetmi kriter i përdorur ishte besnikëria ndaj kryetarit. Mund të jetë një nga kriteret por nuk mund të jetë i vetmi kriter tha", Xhaferi në Euronews.

 

ME TE LEXUARAT