Rama dënon protestën për Veliajn para SPAK: Mos të përsëritet më!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 17:11
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën para punonjësve të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Veliajt.
Rama ka dënuar protestën para SPAK në mbështetje të kryebashkiakut, duke u shprehur:
"E kërkova këtë mbledhje sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerësh njerëz të prekur apo të lënduar, disa dhe kanë shkuar jashtë dyerve të prokurorisë.
Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi i mirëkuptoj emocionet e tyre por ishte një gabim që nuk duhet përsëritur më as nga ju dhe as nga askush që punon në shtetit shqiptar".


