Berisha për takimin e Ramës në shesh: Po mbledh vullnetarët me urdhër si në zboret e diktaturës!

Politikë

Berisha për takimin e Ramës në shesh: Po mbledh vullnetarët

Kreu i PD, Sali Berisha ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë në Sheshin Skënderbej.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan:

"Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë. Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës".

Kujtojmë se kjo mbledhje me punonjësit e Bashkisë vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

ME TE LEXUARAT