Zgjodhi Amerikën, Basha mbledh grupin parlamentar pas përjashtimit të Berishës
Lajmifundit
/
9 September 2021, 20:36
Politikë

Menjëherë pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD në parlament, kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me pjesën tjetër të deputetëve të zgjedhur, pra grupin parlamentar.
Ndërkohë pak më parë Basha në deklaratën e tij nga selia blu ka konfirmuar përjashtimin e Berishës nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë, për legjislaturën e re që nis nesër, pasi SHBA e shpalli “non grata”.
Më këtë vendim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare.


