Nesër Kuvend, Rama relaksohet me perëndimin e Shëngjinit: Shqipëri e bukur!
Lajmifundit
/
9 September 2021, 20:19
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga perëndimi në Shëngjin me të cilat përshëndet ndjekësit në këtë rrjet social këtë mbrëmje.
“Shqipëri e bukur, Shëngjin”, ka shkruar Rama krahas fotove në bregdetin e Shëngjinit.
Mbase kjo është formë relaksi për kryeministrin Rama, pasi nesër pritet të jetë një ditë të ngjeshur për të me hapjen e sesionit të ri Parlamentar.

Rama pak ditë më parë prezantoi edhe ministrat e kabinetit, të cilët do jenë pjesë e qeverisë gjatë mandatit të tretë.


