“Turp, turp”, Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës ndezin tymueset.

Politikë

“Turp, turp”, Rama futet në sallën e parlamentit,

Deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha ashtu siç ishte paralajmëruar kanë nisur rrëmujat në Kuvend. Në nisje të seancës sot, ata kanë pritur hyrjen e kreut të qeverisë, Edi Rama në sallën e Kuvendit për të ndezur tymuese. 

Kryeministri, Edi Rama është futur në sallën e Kuvendit fiks në orën 10:00, kur  nisi edhe seanca për miratimin e buxhetit . Sapo Rama hyri në sallë, deputetët e opozitës nisën thirrjet “Turp, turp” dhe po ashtu ndezën tymueset dhe nisën t’i bien tavolinave.

Ndërkohë kryeparlamentarja, vazhdon miratimin e projektligjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion