GJKKO lë në fuqi masën për prefektin e Kukësit, Granit Gjana mohon akuzat e SPAK

Politikë

GJKKO lë në fuqi masën për prefektin e Kukësit, Granit

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për prefektin e Qarkut të Kukësit, Granit Gjana. Ai shkoi sot pranë SPAK, ky është njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj.

“Skam shkelur asnjë ligj kur kam qenë nënkryetar i Bashkisë Kukës”, ka deklaruar ai.

Nëpërmjet një hetim, SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.

Sipas hetimeve, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion