Punonjësit e Gardës “gardh” para foltores, deputetët e opozitës mbledhin karriget "mal" në mes të sallës

Politikë

Punonjësit e Gardës “gardh” para foltores, deputetët

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit pas një kontrolli të rreptë dhe kanë nisur grumbullimin e karrigeve në mes të sallës.

Pas futjes në Kuvend, deputetët e opozitës kanë nisur grumbullimin e karrigeve në qendër të sallës, por kanë hasur herë pas here rezistencën e punonjësve të Gardës që janë të shumtë në numër.

Në një moment ka pasur edhe përplasje mes deputetëve dhe punonjësve të gardës, teksa i kanë hedhur karriget njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar ofendimet.

“Morë qelbësira”, dëgjohet t’u drejtohet deputeti i PD, Vullnet Sina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion