Anija me flamur shqiptar përplaset në shkëmbinjtë e Ksamilit

Aktualitet

Anija me flamur shqiptar përplaset në shkëmbinjtë e Ksamilit

Një anije tregtare me flamur shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, ndërsa po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa anija tregtare “Bergfjord” që u përfshi në të është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për t’u rikthyer sërish në lundrim.

Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap.

Anija e ndërtuar në vitin 1991 pritej të mbërrinte në Hereke të Turqisë më 25 shkurt.

Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion