Tom Doshi prezanton programin për 11 Majin, kërkon mbështetje nga diaspora
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2025, 19:40
Politikë

Partia Social Demokrate ka prezantuar në Shkodër programin e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Kryetari i PSD, Tom Doshi, ka konfirmuar kandidaturën e tij për deputet në këtë qark dhe ka ftuar Diasporën të mbështesë partinë.
Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile, ka shpalosur pikat kryesore të programit, përfshirë punësimin, mbështetjen për të moshuarit dhe zhvillimin e bujqësisë.
Programi është përgatitur me fokus te nevojat e çdo familjeje shqiptare, ndërsa PSD synon zgjerimin në gjithë vendin. Në zgjedhjet e fundit lokale, partia doli e para për numrin e këshilltarëve në Shkodër.


