"Ditët e Kujtesës", Godole: Rrëfimi i ekspozitës dhe krijimi i IDMC për ish-të përndjekurit e regjimit komunist

Aktualitet

"Ditët e Kujtesës", Godole: Rrëfimi i ekspozitës

Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole, ka folur në emisionin “Kjo Javë” në News24, për ekspozitën “Ditët e Kujtesës”, e cila u organizua për të shënuar 10-vjetorin e krijimit të IDMC.

Ajo shpjegoi se kur e nisën këtë iniciativë, nuk e kishin imagjinuar se ajo do të kishte një ndikim kaq të madh dhe një jetë kaq të gjatë.

“Kur e nisëm, nuk mendova se do zgjaste kaq shumë. Ideja fillestare ishte që, përderisa nuk kemi një ditë kujtese zyrtare, një ditë që të mendojmë dhe të reflektojmë, të krijonim mundësinë për ta bërë këtë,” tha Godole.

Jonila Godole shtoi se, megjithëse data 20 shkurt është shpallur një ditë kujtese në fletoren zyrtare, ajo ka kaluar pa aktivitete të rëndësishme vitet e fundit, përveç nismës së IDMC.

Në këtë kuadër, ata kanë bërë përpjekje për të shpallur muajin shkurt si "muajin e kujtesës" dhe kanë kërkuar që në Tiranë të ndërtohet një memorial për të nderuar të përndjekurit politikë dhe viktimat e regjimit komunist. Kjo nismë ka për qëllim të ruajë dhe të nderojë kujtesën për ata që vuajtën gjatë periudhës së komunizmit.

ME TE LEXUARAT