Kishin parkuar keq, Policia ngre me vinç makinat në Tiranë

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me komisariatet përkatëse, kanë intensifikuar kontrollet për të eliminuar pengesat që ndikojnë në qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve.
Ky është pjesë e një plani të masave të rrepta për të siguruar një trafik më të lehtë dhe pa probleme në rrugët e kryeqytetit.
Në kuadër të këtyre masave, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Komisariatit Nr. 2 kanë përqendruar vëmendjen në rrugët e brendshme të Tiranës, për të monitoruar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që parkohen në mënyrë të gabuar dhe shkaktojnë bllokime.
Si pasojë, 15 automjete të tjera janë spostuar me mjete ngritëse, duke e çuar në 65 numrin e total të automjeteve të larguara. Të gjitha këto automjete janë dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore. Policia ka njoftuar se këto masa do të vazhdojnë me qëllimin e lehtësimit të trafikut dhe sigurisë për qytetarët.


