Thonë se është arratisur të premten, Ahmetaj i bëri “share” për herë të fundit Ramës më 9 Korrik

Politikë

P

Thonë se është arratisur të premten, Ahmetaj i bëri

olitika shqiptare “zien” dy ditë e fundit nga kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj. Pasditen e kësaj të marte prokurorët kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit dhe po kërkojnë nga Këshilli i Mandateve që të lejojnë arrestimin e Ahmetaj.

Në emisionet televizive dhe rrjetet sociale gazetarë të ndryshëm shprehen se prej mbrëmjes së djeshme se ish-ministri është arratisur nga Shqipëria, prej të premtes 7 korrik.

Thonë se është arratisur të premten, Ahmetaj i bëri

Nuk dihet sesa të vërteta janë këto raportime, por nga një verifikim në llogarinë publike të Arben Ahmetaj në Facebook, del se ai ka shpërndarë më datë 9 Korrik 2023 një postim të kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan Bill Clinton.

Edhe postimet e mëhershme në llogarinë e ish-ministrit janë “share-t” që i ka bërë Ramës. Vizitat në Kosovë, Beograd dhe Maqedoni për turin ballkanik të kryeministrit shqiptar janë shpërndarjet që Arben Ahmetaj ka bërë në llogarinë e tij.

Prej tre ditësh Facebook-u i ish-ministrit nuk është aktiv me postime…

 

ME TE LEXUARAT