Ish-kryeministri Boris Johnson bëhet baba për herë të 8-të, bashkëshortja e tij ndan fotot e vogëlushit

Bota

Ish-kryeministri Boris Johnson bëhet baba për herë të

Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Në muajin maj, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre.


Ishte gruaja e tij, Carrie, ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në maj 2021. Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler, si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT