Të qeshura në Kuvend, deputeti i opozitës “e lëshon pa frena”: Kam anëtarësuar Shqipërinë në OKB

Politikë

Të qeshura në Kuvend, deputeti i opozitës “e lëshon pa

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, njëherësh kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, ka habitur në Kuvend me deklarat e tij se ai ka anëtarësuar vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Selami Jenisheri ka mburrur vetën e tij në Kuvend, teksa tha se Presidenti dhe Parlamenti duhet të thoshte “shyqyr që ka një deputet si Selami Jenisheri që e bëri pjesë Shqipërinë ne OKB”.

Deputeti i opozitës së re që në këto zgjedhje mori vetëm 13 vota në 25 prill, ka habitur dhe me pohimet se duke miratuar në ‘ligj për detektivët privat’ do mundësohet që të arrestoheshin të korruptuarit.

Pohimet e deputetit kanë ngjallur të qeshura në sallë, por nga pamjet personat që qeshin janë aleatët e koalicionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion