E martuar me një japonez, gazetarja shqiptare rrëfen historinë: Kemi bërë tre dasma

Showbiz

E martuar me një japonez, gazetarja shqiptare rrëfen historinë:

Të martohesh dhe të jetosh në shtëpinë e burrit të ndryshon stilin e jetës. Por, kur të duhet të lëvizësh drejt një kontinenti tjetër, ku çdo traditë është ndryshe, përshtatja bëhet akoma më e vështirë.

E ftuar në emisionin "Ditë e Re" për të diskutuar rreth veçorive të kulturës Japoneze, ishte gazetarja Mirilda Tili, e cila është martuar me një japonez.

Ajo rrëfen historinë e njohjes me bashkëshortin japonez dhe thotë: "Jemi njohur në Kore me bashkëshortin tim. Ka qenë një fejesë pesë vjeçare. Kemi bërë dasmë në Shqipëri, pastaj kemi bërë dasmë në Austri dhe pastaj në Kore. Kemi bërë 3 dasma."

Ajo thotë se në shtëpi ajo i flet shqip fëmijeve, ndërsa bashkëshorti  japonisht dhe të dy me burrin japonez flasin anglisht.

Gjithashtu ajo tregon herën e parë që është prezantuar me motrën e bashkëshortit japonez: "Për herë të parë shkojmë me vajzën në Japoni dhe unë duhet të takoja kunatën, motrën e bashkëshortit.

Në mentalitetin shqiptar motra çmendet për vëllanë. Kur dalim nga treni prisja që motra të takonte vëllanë, meqë kishin kohë pa u takuar. E dija që nuk takoheshin, por jo në këto nivele. Motra nuk e takoi vëllanë.

Sigurisht që jo, nuk i dha as dorën. Ata e shprehin dashurinë me vepra, jo me prekje fizike. Gjithashtu niset me vrap Juna (vajza e Mirildës) dhe takon kushërirën 5 vjeçare, e përqafon dhe fëmija ngrin. Nuk kuptonte se çfarë po i ndodhte. Aty kuptova se japonezët të prekurit e kanë vërtetë të shenjtë. Një dedikim apo një dhuratë e japoneze ka vlera të jashtëzakonshme"

Mirilda me bashkëshortin Hiro, siç e thërrasin shkurt jetojnë momentalisht në Shqipëri bashkë me vajzën e tyre Juna dhe djalin, por kanë ne plan të zhvendosen pas disa vitesh në Japoni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion