Dy muaj pasi shkoi në Britani, 25 vjeçari shqiptar burgoset për lëndë narkotike

Aktualitet

Dy muaj pasi shkoi në Britani, 25 vjeçari shqiptar burgoset për

Një emigrant i paligjshëm që punoi në një fermë kanabisi në një përpjekje të dëshpëruar për të shlyer borxhin ndaj njerëzve që e futën kontrabandë në vend është burgosur.

Shqiptari Elson Balla u shkoi në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar dhe pas një njoftimi nga banorët vendas ai u arrestua duke punuar brenda një fermë kanabisi në Stockton në shkurt.

Policia e Cleveland kreu një kontroll në pronë dhe rimori pothuajse 100 bimë nga ‘sera profesionale’.

Nigel Soppitt, duke ndjekur penalisht rastin, tha se vlera e kanabisit nëse do të shitej në rrugë kap shifrën e 78,000 £. Gjykata dëgjoi se si njerëzit kishin ngritur shqetësime në lidhje me erën e fortë dhe zhurmën e vazhdueshme që dilte nga prona.

“Brenda pronës u gjet një rritje e mirë e administruar dhe e vendosur profesionalisht e kanabisit. Në katin e parë kishte 48 bimë dhe në katin e sipërm kishte 46 bimë me një rritje të llogaritur prej 5 kg kanabis”- shtoi ai.

“Ju do të vuani pesë muaj të dënimit tuaj por nuk e di nëse do të liroheni apo jo për shkak të statusit tuaj të imigracionit”, tha gjykatësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion