"Të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla shkon edhe vetë"/ Basha në versionin Charlie Chaplin, mesazh Ramës!
Lajmifundit
/
10 Prill 2025, 17:06
Politikë

Demokrati Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një tjetër video ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama.
Video ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme.
“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas...!. I fundit të mbyllë derën...!”, ky ishte mesazhi që zgjodhi këtë herë Basha.


