Autoriteti i Konkurencës nis hetimet për Spitalin Amerikan, bleu spitalin Hygeia e përqendroi tregun

Autoriteti i Konkurences njoftoi se ka nisur hetimet ne lidhje me Spitalin Amerikan dhe faktin se ky subjekt, ka blere se fundi edhe spitalin Hygeia, duke perqendruar tregun ne nje dore te vetme.
Njoftimi eshte dhene diten e sotme nga zyra per median e Autoritetit te Konkurences, nderkohe qe mbetet te shikohet sa efektiv dhe rezultativ do te jete ky hetim.
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, eshte aktualisht ne qender te proceseve gjyqesore ne Kosove nderkohe qe ne Shqiperi ka shpetuar i paprekur pavaresisht incidentit te rende te pak viteve me pare ne sherbimin e hemodializes.
Njoftimi:
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.
Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.
Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.
Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor.
Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.


