Sula në Kuvend me fustan në dorë: Ja ku kanë shkuar lekët e qytetarëve! Blerje online nga Arjola Xoxa!

Deputeti Dashnor Sula në Kuvend sot ka shkuar me një fustan për të komentuar akuzat që SPAK ka bërë ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj për blerje online mbi 800 mijë euro.
Sula ka ironizuar shpenzimet marramendëse të zonjës Xoxa duke u shprehur se lekët që duhet të shpërndaheshin për qytetarët janë përdorur për blerje online.
"Nuk jam marrë me problemet e bashkëshorteve të askujt këtu, pork jo ia vlen të diskutosh. Ta marrin vesh gjithë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me paratë e tyre, taksat e tyre dhe si shpërdorohen paratë e tyre. Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve.
Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonja që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta.
Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale.
Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim", tha deputeti.


