Pas Berishës edhe Kryemadhi sulmon SPAK-un: Vegël shantazhimi!

Politikë

Pas Berishës edhe Kryemadhi sulmon SPAK-un: Vegël shantazhimi!

Monika Kryemadhi është thirrur sot në SPAK, ndërsa është pyetur nga gazetarët nëse mbështet thirrjet e Berishës për shkrirjen e Prokurorisë.

Kryemadhi tha se SPAK është kthyer në një vegël shantazhimi në funksion të qeverisjes.

"Që të jemi të sinqertë. Po të them se duhet shkrirë SPAK do thonë për problemet e veta. Çdo instrument ligjor që kemi votuar, momenti që kthehet në vegël shantazhimi, linçimi e ka kryer misionin e saj. Sa i përket çështjes, SPAK nuk u krijua për luftë politikë.

Por për strukturat kriminale dhe terrorizmit.

I mbani mend dikur trafikimin e terroristëve. Trafikantë të rrezikshëm. Instrumente i OFL u krijua për shantazhimin e grupeve kriminale që të ishin në funksion të qeverisjes. Mbani mend si u përdor trupi diplomatik që u përdorën për grupet e minoritetit.

Lëvizjet në SHBA japin një shans të ri, jo vetëm politikës por edhe drejtësisë", tha Kryemadhi për gazetarët jashtë SPAK.

ME TE LEXUARAT