Veliaj uron Pavarësinë e Kosovës nga burgu: Një ditë krenarie për kombin!
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2025, 17:23
Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bashkë me urimin, ai ka publikuar fotografi me Hashim Thaçin, Adem Demaçin, Nexhmije Pagarushën, Dua Lipën e Rita Orën.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, ka shkruar Veliaj.

