Spiropali u dha ‘leksione’ për mosbindjen civile, ironizon keq Bardhi: Nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Politikë
Spiropali u dha ‘leksione’ për mosbindjen civile, ironizon keq


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot deklaratës së Elisa Spiropalit për mosbindjen civile, duke e kritikuar ashpër krahasimin që ajo bëri përmes zyrës së shtypit të Kuvendit.

“Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit, duke na shpjeguar kuptimin filozofik të ‘mosbindjes civile’. Sipas Pëllumbave të Kuvendit, mosbindja civile është që krimi i organizuar të shpërfillë ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion,” shkroi Bardhi.

Ai theksoi se kuptimi i vërtetë i mosbindjes civile nuk është “ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës,” duke lënë të kuptohet se mosbindja civile nuk mund të jetë një vegël në duart e krimit të organizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion