“Ke parë film sot në drekë?”, plas sherri mes ministrit Manja dhe analistit: Nuk ka pasur polici në Parlament!

Politikë
“Ke parë film sot në drekë?”, plas sherri mes

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe analisti Arion Sulo janë përfshirë në një debat në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Shkak u bë ndërhyrja e Sulos për përplasjet sot në Kuvend, ku Maja iu drejtua duke i thënë “Ke parë ndonjë film sot në drekë? Nuk ka pasur polici në Parlament”.

Pas kësaj deklarate nga ministri, analisti tha se Shqipëria nuk është gati për negociatat me BE-në.


Pjesë nga debati në studio:

Manja: E dini ju që në procesin screening ka shkëlqyer organet e drejtësisë? Kush është pa integritet këtu?

Sulo: Ndërhyrja e policisë sot në Kuvend…

Manja: Ke parë ndonjë film sot në drekë?

Sulo: Ky është përdorimi i shtetit… ndaj ju nuk jeni gati për negociatat. Po mohove policinë sot në Parlament… Grada është në konflikt me policinë dhe thotë ‘kush e solli policinë?’

Manja: Çfarë përfiton Shqipëria? 922 milion euro, një pjesë grant dhe një pjesë kredi e butë. Këto nuk janë premtime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion