Spiropali në New York: Gati për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Politikë

Spiropali në New York: Gati për sesionin e 80-të të

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB.

Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

“Gati për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku Shqipëria sot ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, si një aktor konstruktiv, i besueshëm dhe i principtë”, shprehet Spiropali nga New Yorku.

Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

Kujtojmë se një ditë më parë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme u nisën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj do të jetë kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në New York në datat 22-27 shtator 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion